Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriKUR TË SHOHIN TË VESHUR MIRË, TË KËPUSIN 20 MIJË LEKË OMLETËN”/BES...

KUR TË SHOHIN TË VESHUR MIRË, TË KËPUSIN 20 MIJË LEKË OMLETËN”/BES KALLAKU: “KEMI FRIKË TË SHKOJMË NË PLAZH PREJ ÇMIMEVE, NA KËPUTËN FARE”

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku trajtoi si temë të editorialit të tij në “Kosherja Show”, problematikat me të cilat përballet një turist në Shqipëri, duke filluar nga çmimet stratosferike. Gjatë emisionit ia ngriti dy pyetje që sipas “shqetësojnë” qytetarët në verë: “Ku do të shkojmë dhe a do të ikim me pushime.“

“Sa herë që vjen stina e verës kemi vetëm dy pyetje: Ku do të shkojmë dhe a do të ikim me pushime. Në vendet perëndimore është absurde të thuash a do të ikim me pushime, thjesht duan të zgjedhin vendin. Përveç rasteve kur preferojnë të vijnë për pushime në Shqipëri. Këtu te ne është e çuditshme. Jemi të vetmit që sa herë shkojmë te restoranti, dhe hamë mëngjesin, pyesim kamarierin sa është omëleta sot.

Sepse ndryshon çmimi sa herë ikën dhe vjen. Dhe kamarieri të shikon se si je vesh dhe të këput 20 mijë lekë. Por kur i thua ule pak çmimin, thotë e kam prerë faturën. Nuk është digjitale por nga këto me shkrim që e ka grisur faqen nga libri i historisë së djalit. Mos të flasim për higjienën përreth. Ke frikë të shkosh me fëmijët në plazh. Për të gjithë bizneset që ofrojnë shërbime turistike por dhe për shtetin, kërkojmë që të ketë sa më shumë hapësira publike për plazhistët”, u shpreh Bes Kallaku.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!