Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArben Labenishti godet ashpër manifestimin e BDI-së: Ata dëshmuan edhe njëherë se...

Arben Labenishti godet ashpër manifestimin e BDI-së: Ata dëshmuan edhe njëherë se janë mashtrues, intrigantë, abuzues! Kanë thelluar varfërinë dhe mjerimin e popullit (FOTO)

Arben Labenishti, anëtari i partisë Alternativa, godet ashpër manifestimin e BDI-së me rastin e 20 vjetorit të themelimit të kësaj të fundit, shkruan Struga Ekspres.

Sipas Arben Labenishtit, manifestimet e BDI-së dëshmojnë se ata udhëtimin e tyre politik e bëjnë me intriga, demagogji dhe abuzime sepse vazhdojnë të thellojnë edhe më shumë varfêrinë dhe mjerimin e popullit.

Labenishti thotë se atë që BDI e shet si arritje ajo është vetëm një mashtrim.

“Manifestimet me rastin e 20 vjetorit të themelimit të BDI- së, dëshmuan edhe një herë se ata e vazhdojnë udhëtimin e tyre me intrigë, demagogji, abuzim dhe mungesë vizioni.
Modeli i tyre politik, kulturor dhe arsimor është shumë largë interesave kombëtare shqiptare.
Ata, e kanë sjellë dhe vazhdojnë ta thellojnë edhe më shumë varfërinë dhe mjerimin e popullit tonë, në kuptimin e mirëqenies dhe dinjitetit të tij.
Atë që po përpiqen ta shesin si arritje, është vetëm mashtrim!”,shkruan Arben Labenishti.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!