Së pari, kërkuat që të takohemi dhe të flasim, më pas ndryshuat mendje, na tradhtuat neve, i tradhtuat edhe vet anëtarët tuaj.
Duke postuar fotografi me bileta “speciale”, statuse me tituj dramatik dhe me fjali emocionuese, ju na ftuat që të vijmë në Tetovë publikisht, por përsëri na tradhtuat. Hyrja në stadium u bë pa bileta, pra, statusi apo ftesa juaj për Shvercerat, ishte një gënjeshtër.
Në momentin që e kuptuat që Shvercerat po vijnë, në çdo mënyrë kërkuat që të ndalohemi në mes të rrugës nga organet e shtetit dhe na tradhtuat.
Thatë që në Tetovë “kurrën e kurrës” nuk do të sulmohet asnjë Shqiptar, por e pamë ne dhe e panë të gjithë se çfarë ndodhi jashtë dhe brenda stadiumit, pra, përsëri na tradhtuat.
Ditët, javët dhe muajt do të kalojnë shpejtë dhe në Çair dyert do ti keni të hapura, pa pengesa.
Nga sot, përfundoi gjithçka, përfunduat edhe ju.