Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, në një konferencë për media, duke folur për grevën e mësimdhënësve, tha se Sindikata në kohët të pandemisë, krizës energjetike ka vendosur që të mbajë grevë. Ai tha se vlerëson se duhet t’i jepet dialogut social për të tejkaluar problemin.
Shaqiri tha se mësimdhënësit do të kenë rritje të rrogës, dhe se Qeveria pajtohet me këtë.
“Kjo është proces deri në gjetjen e zgjidhjes për të gjithë palët. Prioritet për mua në këtë moment, por edhe për shumë të tjerë, posaçërisht për familjarët është kthimi i tyre në klasa. Nuk duhet të lejojmë luks të ri, t’i lëmë jashtë bankave. Për këtë shkak apelojë deri tek të gjithë, posaçërisht deri tek SASHK-u, dhe mësimdhënësit, të shohim interesin e nxënësve, ndërsa interesi i tyre është të jenë në bankat shkollore. Pas kësaj pres konference do të dërgoj letër deri tek SASHK-u dhe do të kërkojë mirëkuptim që nxënësit të kthehen në shkolla”, tha Shaqiri.
Ai tha se beson se nga e hëna do të normalizohet procesi dhe nxënësit do të rifillojnë mësimin.