MPB Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër një 58-vjeçari, banor i fshatit Drasllajcë të Strugës, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. I raportuari në cilësinë e arkëtarit-punonjës në ISHP “Instituti i Nefrologjisë” në Strugë, në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022, çdo muaj në shuma të ndryshme në mënyrë të kundërligjshme i ka rritur pagën, me çka ka dëmtuar buxhetin e spitalit, duke përfituar përfitim pasuror të kundërligjshëm. prej 342.317 denarë.