Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderNdalet ndeshja që lojtari të bëjë iftar, shkruhet historia në Bundesliga

Ndalet ndeshja që lojtari të bëjë iftar, shkruhet historia në Bundesliga

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka bërë që të shkruhet historia në një ndeshje të futbollit në Bundesliga.

Ndeshja mes Augsburg dhe Mainz 05 është e para që u ndalua për pak minuta, për shkak të lojtarit Moussa Niakhate që po agjëronte.

Gjyqtari në minutën e 65-të ndaloi ndeshjen në mënyrë që lojtari të mund të pinte ujë, meqë ishte duke agjëruar.

Ky gjest shënoi herën e parë ndonjëherë që një ndeshje e Bundesligës ishte ndërprerë për të lejuar një lojtar që të bënte iftar.

Niakhate më pas falënderoi gjyqtarin Jollenbeck.

Pas këtij veprimi, shumë gjyqtarë të tjerë të Bundesligës ndoqën shembullin e njëjtë.

Këto vendime nga gjyqtarët janë marrë me miratim nga Federata Gjermane e Futbollit.

Lutz Michael Fröhlich, drejtor i përgjithshëm i komunikimit për Komitetin Gjerman të Arbitrave, tha të hënën: “Nuk ka asnjë udhëzim të përgjithshëm në lidhje me këtë, por sigurisht që ne mbështesim gjyqtarët tanë që lejojnë pushime të tilla për pije gjatë Ramazanit me kërkesë të lojtarëve”. /Klankosova.tv/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments