Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPo priten drunjtë në malin e Krushinës! Autoritetet: S’ka asgjë ilegale, po...

Po priten drunjtë në malin e Krushinës! Autoritetet: S’ka asgjë ilegale, po ndërtohet autostrada Kërçovë-Ohër

Dru të prerë dhe të lënë anësh rrugës, baltë dhe rërë në rrugën e Krushinës në Kërçovë. E gjithë kjo situatë ka krijuar huti tek qytetarët se çfarë po ndodh në këtë pjesë rekreativo sportive të Kërçovës.

“Ndodhemi mbi qendrën rekreative sportive të Krushinës në Kërçovë. Këtu në këtë pjesë janë prerë drunjtë, por edhe më poshtë siç po shihni janë prerë shumë drunjë. Duhet theksuar se në këtë pjesë po kalon edhe autostrada Kërçovë-Ohër. Por a ka të bëjë prerja e drunjëve me ndërtimin e autostradës Kërçovë -Ohër, apo ka të bëjë me prerje dhe shitje storja në vazhdim i sjellë detajet”,raporton gazetarja Salije Sadiku.

Nga NP “Llapushnik” – Kërçovë, shpjegojnë se atje po ndërtohet autostrada dhe se drunjët po prehen nga NP “Rrugët shtetrore” me leje të marrë nga “Pyjet e Maqedonisë”

“NP-Llapushnik” nuk i pret drunjtë në Krushinë. Në atë pjesë të tokës është kryer një para-operacion, aty ku kalon autostrada, aty ku pritën drunjtë është bërë shpronësimi i tokës në pronësi të Ndërmarrjes Publike “Rrugë Shtetërore”, e cila ka bërë marrëveshje me “Pyjet e Maqedonisë” për masën e drunjëve”, thonë nga NP “Llapushnik”- Kërçov.

Kontaktuam edhe kompaninë “Granit” e cila merret me ndërtimin e kësaj autostrade. Edhe nga atje thonë se gjithçka po punohet në bazë të projektit dhe nuk ka prerje ilegale.

“Gjithçka po punohet në bazë të projektit, nuk ka asnjë devijim. Prerja e drunjëve ndodh për shkak të ndërtimit të rrugës, nuk ka prerje ilegale. Ndërsa pjesën mbi stadiumin do të bëhen shpatet”, thonë nga Kompania Granit.

Gjithashtu mësuam se një pjesë e tokës do të pyllëzohet sërish, sapo të përfundojnë ndërtimet.

Autostrada kalon vetëm nëpër këtë pjesë të Krushinës ku lidhet në rrugën e cila të çon në Krushinë dhe fshatin Knezhinë.

“Kjo këtu do të jetë pjesa lidhëse e cila do të lidhë autostradën Kërçovë-Ohër, do të kaloj nga këtu që tanimë është afruar dhe del në anën tjetër e cila tanimë po punohet dhe janë bërë edhe urat”, raporton gazetarja Salije Sadiku.

Tani për tani nuk dihet nëse kjo pjesë lidhëse do ta bllokojë rrugën e fshatit Knezhinë dhe Krushinës sepse i bie mu në mes të saj.

Ndryshe sipas autoriteteve, autostrada Kërçovë-Ohër e cila ka filluar të ndërtohet në vitin 2014, pritet të përfundojë në fund të vitit 2023 apo në fillim të vitit 2024.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!