Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiNëse fëmija juaj shtrëngon dhe kërcet dhëmbët në gjumë, shtoni në dietën...

Nëse fëmija juaj shtrëngon dhe kërcet dhëmbët në gjumë, shtoni në dietën e tij këto ushqime

Shtrëngimi i dhëmbëve në mënyrë pavullnetshme gjatë gjumit ose bruksizmi është një dukuri mjaft e përhapur tek të gjitha moshat, sidomos te fëmijët.

Shkaqet e tij janë ende të panjohura, por sipas mjekëve ndër burimet e mundshme mund të jenë astma, infeksionet e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes, infeksionet e bajameve, mishi i huaj në hundë apo çrregullimet e ankthit. Fëmijët që kanë probleme me bruksizmin kanë dhëmbë të shtrembër, të thyer, deformim të nofullës, dhimbje koke etj. Përveç vizitës tek mjeku, Living ju këshillon të ndryshoni regjimin ushqimor dhe të konsumoni tre përbërësit e mëposhtëm:

1.Shtoni konsumin e Vitaminës C: Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në mirëfunksionimin e gjëndrave mbiveshkore, të cilat kontrollojnë nivelin e stresit në organizëm. Ky i fundit është një ndër shkaktarët kryesorë të bruksismit. Për këtë arsye duhet të shtoni në regjimin tuaj sa më shumë ushqime që përmbajnë vitaminë C si për shembull agrume, luleshtrydhe, lakër, speca të kuq dhe jeshilë etj.

2.Magnezi: Magnezi është një ndër mineralet më të rëndësishme që i nevojitet trupit të njeriut, mungesa e tij mund të bëhet shkak për shfaqjen e shumë problematikave shëndetësore, mes të cilave edhe bruksizmi. Sipas mjekëve nutricionistë një fëmijë duhet të marrë 200 mg magnez në ditë, kur një i rritur 400 mg. Burimet ushqimore më të pasura me magnez janë: spinaqi, fasulet e kuqe, avokado, bananet dhe farat e kungullit.

3.Vitamina B: Krahas vitaminës C, edhe kompleksi i vitaminës B luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e bruksizmit. Ju mund t’i merrni këto vitamina tek buka integrale, mëlçia e viçit, peshku, spinaqi, thjerrëzat, bizelet, drithërat, luleshtrydhja.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!