Ka kaluar koha e komunizmit, profesoreshë Besiana!
Një kërkim falje publike për studentët e tu është më etike, si nga ana pedagogjike ashtu edhe nga ajo profesionale.
Shkruaj në pozicionin e prindit, drejtuar prof. Besiana Mehmedi.
Shqetësimet e studentëve të Universitetit të Tetovës kohëve të fundit i kam ndjekur me shumë interes dhe padyshim se solidarizohem me ta. Studentët kanë të drejtë të shprehin shqetësimet e tyre, pakënaqësitë rreth profesorëve, kushteve, orareve etj. E gjithë kjo mund të jetë ndonjëherë edhe rrëmbim duke pasur parasysh moshën e tyre.
Deklaratat nëpër media nga ana e profesoreshës në fjalë gjithnjë e më shumë po i përforcojnë të drejtat e studentëve.
Profesoresha në deklaratën e parë për media tha se studentët kërkojnë që me anë të shantazheve t’i marrin notat në provimet e tyre, kurse ne asnjëherë nuk i dëgjuam studentët të thonë se kemi vështirësi në provime. Por, edhe në qoftëse është kështu, atëherë profesoresha duhet ta gjejë gabimin te vetvetja. Si ka mundësi që studentët të jenë të aftë t’i kryejnë të gjitha provimet tjera dhe vetëm në lëndën e Besjana Mehmedit të jenë të paaftë? A mos ndoshta studentët kanë të drejtë sepse krejt kjo tregon paaftësi profesionale nga profesoresha?
Si ka mundësi që profesoresha jep deklarata për shfajësim dhe komunikon suksesin e studentëve nëpër mediat e shkruara? Apo kjo profesoreshës nuk i duket fyereje, ulje dhe bullizëm.
Nëqoftëse puna e profesoreshës Besjanë investigohet më me hollësi, atëherë del e drejta e studentëve në pah.
Ne prindërit dashje pa dashje kemi qenë pjesë e punës së profesoreshës në fjalë e sidomos në mësimin online gjatë kohës së pandemisë, ku ligjeratat e prof. Besianës nuk patën asnjëherë një orar të përpiktë, por gjithnjë në kohë të ndryshme, e ndonjëherë edhe në orët e vona të natës (fëmijët tanë mbanin ligjërata në kohën e gjumit).
E ky orar i pacaktuar ka shkaktuar si te fëmijët tanë, ashtu edhe te ne si prind stres dhe shqetësim (nëse u është thënë që ligjërata mbahet në orën 11:00, ajo është shtyer pastaj për në 12:00, 13:00 e ndoshta deri në 15:00 e më vonë).
Mbi të gjitha unë si prind nuk lejoj asnjëherë që prof. Besiana të bullizojë me emër e mbiemër studentët e saj. Ajo harron se këta janë fëmijët tanë. Është shumë e dhimbëshme për ne që institucionet përkatëse po neglizhojnë. Problemi është dashur të zgjidhet deri tani. Fëmijët tanë duhet të dalin të shëndetshëm dhe të dijshëm nga ai institucion, sese ata po përgatiten të jenë pedagogët e ardhshëm. Kjo mund të jetë hallkë zingjirore edhe për punën e tyre në të ardhmen.
Studentë të dashur, ju jeni e ardhmja e vendit prandaj mos lejoni të ju ulë e të ju nënshtrojë askush, qoftë ajo edhe profesoresha juaj.
Suksese studentëve,respekt dhe përulje armatës së madhe të atyre që japin dije.
Masa për profesreshën që mendon se është ZOT i studentëve dhe mbi ligjin!!
Lumturije Berisha