Bashkëpunimi më i intensifikuar në mes forcave tona politike përbrenda Ballkanit Perëndimor, synim të vetëm e ka eliminimin e disonancave rreth qëllimit të pakontestueshëm dhe të rrugës ose rrugëve që do të na çojnë drejt qëllimit të përbashkët, integrimit në BE dhe NATO. Kështu është shprehur sot gjatë fjalimit të tij gjatë Kongresit të Partisë Socialiste të Shqipërisë në Tiranë, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.
“Gëzohem që na mblodhët në Tiranë gjithë neve, nga Shkupi, Prishtina, Presheva, Mali i Zi, rajoni dhe Europa. Padyshim se politika e jashtme, marrëdhëniet me Europën, siguria dhe raportet e ndërsjella të vendeve të Europës juglindore, janë tema akute për të cilat me ndodhitë e fundit në Europën Lindore duhet shumëfishuar aktivitetet dhe trajtuar këto çështje më syçelë se kurdoherë”, ka thënë Grubi.