Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZeqiri natën e kaloi në burg

Zeqiri natën e kaloi në burg

Gazetar: Luka Andreev

Mbrojtja e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë në dorëheqje, Muhamed Zeqiri, ka paraqitur sot ankesë kundër vendimit të gjykatës për 30 ditë paraburgim. Avokati Aleksandar Trajkovski, tha për Alsat se ankesa i hedh poshtë tri bazat e paraburgimit, gjegjësisht përjashton mundësinë e arratisjes së Zeqirit, ndikimin e tij në hetim apo përsëritjen e veprës penale. Prokurorja Katerina Kolareviq, tha se nuk ka prova të forta për arratisje, por për shkak të informacioneve operative ekziston një dyshim i tillë, shkruan Alsat.

Nga Gjykata njoftojnë se do të presin edhe 48 orë për të parë nëse do të marrin ankesa për paraburgimin e tij, nga mbrojtja apo prokuroria, ndaj me gjasë do të marrin vendim nga e hëna.

YouTube video
Zeqiri ka përfunduar mbrëmë në Burgun Hetimor në Shutkë, me kërkesë të Prokurorisë, e cila dyshon për mashtrim. Prokuroria tha se i dyshuari i parë ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke lidhur kontratë pa prokurim publik. Sipas Prokurorisë, marrëveshja është lidhur me një person juridik, në të cilën ai është ndihmuar nga dy shtetas kroatë, të cilët aktualisht nuk janë në dispozicion për organet e rendit.

Me veprimet e ndërmarra, të dyshuarit për personin juridik kanë përfituar në mënyrë mbi 57 milionë denarë, në dëm të buxhetit. Kjo është shuma që ka qenë më e madhe se 795.000 euro, gjegjësisht shuma e dakorduar për kryerjen e shërbimeve konsulente – thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.

“Ekziston Drejtoria e Zbulimit Financiar, e cila po përpiqet të përcaktojë gjurmën se si kanë lëvizur paratë. Kur do të kemi prova konkrete do t’ju informojmë”, tha Katerina Kolareviq – Prokurore Publike

Disa media shkruajnë se marrëveshja të cilën Zeqiri e ka nënshkruar si Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, ka të bëjë me përgatitjen e studimit të fizibilitetit për privatizimin e Postës së Maqedonisë.

Zeqiri përmes statusit të tij në Facebook, dje ka thënë se e vërteta do të dalë në shesh, duke dhënë dorëheqje të parevokueshme, ndërsa kryeministri Dimitar Kovaçevski ka theksuar se është akt i përgjegjësisë politike.

Mirëpo, Muhamed Zeqiri, edhe pse është pas grilave, ai është ende Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë. Nga Qeveria sqarojnë se dorëheqja duhet të konfirmohet në seancën e qeverisë, e cila do të mbahet pas kthimit të kryeministrit nga Forumi Ekonomik Delfi në Greqi. /Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!