Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTaravari: Emigrimi i qytetarëve ndodh për shkak të pakënaqësive në shëndetësi, drejtësi...

Taravari: Emigrimi i qytetarëve ndodh për shkak të pakënaqësive në shëndetësi, drejtësi dhe arsim

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Aren Taravari foli rreth rezultatit të fundit të popullsisë duke thënë se regjistrimi vërtetoi se në Maqedoni ka egzod masiv.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se disa prej fqinjëve që kemi jetuar në lagje dhe fshatrat tona tani nuk janë. Shumë shtëpi janë mbyllura. Sipas numrave të Artan Grubit, Gostivari ka 72 mijë banorë, ndërsa sipas numrit të regjistrimit, Gostivari ka 59 mijë banorë”, tha Taravari.

Ai theksoi se Gostivari ka 22 mijë banor nëse krahasohet me regjistrimin e vitit 2002.

“Më pak ka shqiptarë, më pak maqedonas, më pak turq dhe vetëm romët kanë mbetur në përqindjen që e kanë pasur në regjistrimin e vitit 2002”, deklaroi Taravari.

Ai shtoi se njerëzit ikin tashmë 20 vjet dhe se kjo vërtetohet edhe nga Banka Botërore dhe shumë shoqata tjera relevante ndërkombëtare.

Sipas tij, ikja e qytetarëve ndodh për shkak të pakënaqësisë në shëndetësi, për shkak të mosfunksionimit të shtetit të së drejtës, mosfunksionimi i arsimit, korrupsionit dhe krimit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!