Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovë“Ti je rrugaq”, “një studente i ra të fikët”, studenti kosovar në...

“Ti je rrugaq”, “një studente i ra të fikët”, studenti kosovar në Tetovë me fjalë të rënda për profesoreshën Besiana Mehmedi (VIDEO)

Bleron Veliu, student nga Kosova në Universitetin e Tetovës, ka folur për #Gjesi, lidhur me protestën e studentëve atje kundër profesoreshës së historisë së muzikës, Besiana Mehmedit, raporton Express.

Në këtë lidhje direkte për T7, Veliu ka thënë se profesoresha Mehmedi, që nga viti i parë, i ofendon dhe bullizon, duke iu shkaktuar edhe dhunë psiqike.

Sipas tij, ligjërimi i profesorshës në fjalë është jo korrekt dhe në kundërshtim me statusin e universitetit.

“Ligjërimi i saj është jo korrekt dhe bie ndesh me statusin e universitetit. Gjatë ligjëratave, na ofendon dhe bullizon dhe shkakton dhunë psiqike tek ne. Asnjë ligjëratë që nga viti i parë se kemi mbajt në orën që e ka caktuar.

Më 22 mars, pasi ka hy profesoresha brenda, filloi menjëherë me ofendime. Provokimi që ka ndodh atë ditë ka qenë për studentin që kishte bërë një live duke qeshur më Asamblin, ku burri i saj është udhëheqës, ku i ka dërguar mesazh duke i shkruar kush je ti që ofendon familjen time, e që qesh me fëmijë të dikut. Ti je rrugaq, ti je pis e shumë fjalë të tjera”, ka thënë Veliu.

Veliu thotë se nga sjellja e profesoreshës, një studente ka pësuar panik-atak dhe se është alivanosur.

“Gjatë po asaj dite kritike, me datë 22 mars, profesoresha gjatë kërcënimit dhe bërtimave që i bën në klasë ku ne si student nuk reagonim, por vetëm dëgjonim, ajo dëshiron të bëjë një shkak që të dërgohet edhe në polici, por ne kemi qenë gjithmonë të bashkuar që të mos reagojmë keq.

Studentja ka pas panik-atak dhe çohet në këmbë dhe thotë mjaftë se më nuk mundem, dhe profesoresha kthehet krejt normal thotë s’ka ndodh asgjë, ulu. Nga këto sjellje, mund të ketë problem psiqike, por duhet të merren institucionet në fjalë. Studentes pasi i bie të fikët, ne e dërgojmë në spital. Motrat medicionale, që punojnë aty, janë habitur me gjestin e profesoreshës në fjalë”, ka thënë ai.

#Gjesi ka kontaktuar me profesoreshën në fjalë për këto akuza, por e njëjta ka thënë se s’është e gatshme të flasë deri të hënën.

As vokalisti i Grupit Elita 5, që mori pjesë në protestë s’ka pranuar të flasë, duke thënë se mbështetja e tij ka përfunduar me pjesëmarrjen e tij në protestë./Gazeta Express

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!