Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKryeministri çohet nga karrigia, Fezviu ndjek Ramën në studio me 7 800...

Kryeministri çohet nga karrigia, Fezviu ndjek Ramën në studio me 7 800 lekë në duar

Kryeministri Rama u ngrit në këmbë duke diskutuar me të pranishmit në studio teksa Blendi Fevziu shpjegonte shifrat e inceneratorëve. Rama tha se nuk mund të vijonte bisedën ndërkohë që drejtuesi i emisionit tha se në inceneratorin e Tiranës nuk ishin kryer investimet e planifikuara.

Ndërkohë që ndodhte kjo, Rama filloi të fliste me një pensioniste në panel. Gjatë diskutimit të Ramës me të, Fevziu nxorri nga xhepi 7 800 lekë duke thënë se ajo nuk mund të mbulonte asnjë shpenzim me ato para.

“Kaq para merr zonja z.Rama”, tha Fevziu duke ndjekur Ramën në studio me paratë në duar. Më pas, Rama e thirri pensionisten në studio duke e pyetur nëse e kishte marrë apo jo bonusin e rezistencës prej 3 mijë lekë, gjë që u konfirmua nga ajo.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments