Mjeku i njohur nga Kumanova, Driton Bilalli, e ka çuar në vend amanetin e babait të tij të ndjerë prof. Ismail Faik Bilalli për botimin e monografisë “Vaksinca nëpër shekuj”.
Në një rrëfim për Open-TV, dr. Dritoni rrëfen bisedën e fundit me me babain e tij derisa po ktheheshin nga spitali i Shkupit, ku e kishte pyetur nëse iu ka frikësuar vdekjes sa ka qenë i sëmurë, ai ia kishte kthyer se vdekjes nuk i është frikësuar, por gjatë gjithë kohës mendja i ka mbetur tek libri se ndoshta nuk do të botohet.
Këto fjalë të tij i kishin mbetur peng djalit të tij dr. Dritonit, i cili së bashku me miq ka marrë iniciativën për të parë dritën.
Libri në fjalë “Vaksinca nëpër shekuj” është i përbër nga tetë kapituj.
Ky libër i dedikohet bashkëfshatarëve të të ndjerit, miqve, të njohurve, të afërmëve, familjarëve të profesorit, të gjithëve pa dallim.
Promovimi i librit pritet të bëhet gjatë muajve të verës kur shumica e mërgimtarëve të Vaksincës dhe të tjerëve do të jenë për pushime./Open-TV/
https://www.facebook.com/opentvmk/videos/352141803636869