Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniStudentët: Kërkojmë nga UT-ja të ndërmerr masa ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi

Studentët: Kërkojmë nga UT-ja të ndërmerr masa ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi

Studentët e Fakultetit të Arteve përmes një konference për shtyp kërkojnë nga Universiteti i Tetovës të merr masa ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi për shkak të sjelljes jo etike dhe kërcënuese ndaj studentëve.

“Dhuna psikike, bullizmi sistematik përmes fjalëve të ndryshme fyese, kërcënimi që do na kapë për fyti si dhe ndjekja se çfarë pëlqejmë dhe çfarë shkruajmë në rrjete sociale nga profesoresha Besiana Mehmedi, janë vetëm disa nga arsyet pse grupi i studentëve të artit muzikor tash 3 javë bojkoton mësimin në këtë lëndë”, u shpreh njëri nga studentët.

Ata thonë se profesoresha Besiana Mehmedi ka thyer nenin 320 të Statutit të UT-së ku garantohet shprehja e lirë e studentëve.

“Të gjitha këto shkelje po hasin në vesh të shurdhër të kompetentëve. 17 ditë më herët kemi dërguar ankesë deri te të gjitha instancat brenda UT-së dhe deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigja”, tha studenti duke shtuar se ata nuk kërkojnë asgjë më shumë por vetëm të respektohet Statuti.

Ata kërkuan të ndërmarrin masa ndaj profesoreshës dhe se profesoresha nuk ka ardhur në ligjërata gjatë gjithë vitit.

Ndërkaq nga Fakulteti i Arteve theksuan se janë në proces të zgjidhjes së problemit dhe se Komisioni Disiplinor është në shqyrtim të rastit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!