Para se të miratohej ligji për shtyerjen e regjistrimit, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, paralajmëroi për rrezikun nga pasojat e këtij vendimi dhe ftoi deputetët shqiptarë që të shfryrëzojnë parimin e Badenterit për ta parandaluar të njëjtin.
Pas miratimit të ligjit dhe shtyerjes së regjistrimit, Sela e quajti tradhëti vendimin e deputetëve shqiptarë në pushtet për të mos shfrytëzuar Badenterin dhe të rrëzojnë marrëveshjen e arritur mes Hristijan Mickoskit dhe Zoran Zaevit, e cila më pas u legjitimua edhe nga BDI e Ali Ahmetit. Arsyet dhe rreziqet e paralajmëruara nga Sela mund ti ndiqni në videon e mëposhtme ku janë dy deklaratat e zotit Sela, të dhëna para dhe pas vendimit për shtyerjen e regjistrimit./In7.tv/