Të paktën katër persona kanë vdekur pasi një makinë u përplas me një turmë në jug të Belgjikës.
Incidenti ndodhi në qytetin e vogël Strépy-Bracquegnies, rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit Bruksel.
Vetura raportohet se u përplas me shpejtësi të lartë në një grup interpretuesish të karnavaleve që po përgatisnin një paradë të dielën.
“Kemi disa dhjetëra të plagosur dhe për fat të keq disa njerëz të vrarë”, tha kryetari i bashkisë së qytetit Jacques Gobert.
Të paktën 12 persona raportohet se janë lënduar rëndë pas aksidentit. Sipas policisë, personat që udhëtonin në makinë janë arrestuar, raporton BBC.
Rrethanat e incidentit nuk janë ende të qarta, por disa raporte të mediave lokale sugjerojnë se mund të ketë pasuar një ndjekje policore.