Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGuveratorja e Bankës Popullore: Denari është stabil, kemi rezerva tre herë më...

Guveratorja e Bankës Popullore: Denari është stabil, kemi rezerva tre herë më shumë se në 2008-ën

“Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut me të gjitha përgjegjësitë qëndron prapa faktit se denari është stabil dhe do të mbetet i qëndrueshëm. Nuk ka arsye për të ndryshuar kursin, nuk do të përfitojë askush”. Ky është qëndrimi i guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, e cilavlerëson se Banka Popullore ka kapacitete dhe mjete për ta mbrojtur kursin e denarit, nëse paraqitet nevoja.

Ajo shtoi se kjo është dëshmuar tre dekadat e fundit, kur në shumë kriza është ruajtur me sukses stabiliteti i monedhës vendase.

“Kemi më shumë instrumente në dispozicion, do të theksoj më të rëndësishmit – rezervat valutore, të cilat janë të larta, 3.4 miliardë euro, ose dy herë më shumë se në 2008, vit krize financiare globale, kur edhe me sukses e ruajtëm stabilitetin e denarit. FMN në raportin e fundit për vendin, të publikuar muajin e kaluar, thekson se niveli i rezervave valutore është në përputhje me politikën e kursit që ne aplikojmë”, theksoi Anita Angelovska-Bezhoska. /SHENJA/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments