Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaIsh-ministri i Jashtëm rus: Lufta në Ukrainë “një akt barbar”

Ish-ministri i Jashtëm rus: Lufta në Ukrainë “një akt barbar”

Ish-ministri i Jashtëm rus, Andrei Kozyrev e ka quajtur barbare luftën në Ukrainë.

Në një intervistë me Christiane Amanpour të CNN-it, Kozyrev tha se “Është një akt barbar. Nuk mund ta imagjinoja kur isha ministër i Jashtëm, ishte krejtësisht jashtë diskutimit”.

“Por më vonë, fillova të kuptoj se ata po e humbin arsyen dhe ndihen të pandëshkueshëm, si brenda dhe jashtë vendit. Dhe kjo e rriti oreksin për fat të keq, jo për ndërtimin e Rusisë. Tani me këtë luftë vëllavrasëse po shkatërrojnë të ardhmen e të gjithë njerëzve”, shtoi ai.

Kozyrev tha gjithashtu se sanksionet nga Perëndimi kundër Rusisë “duhet të fillojnë të synojnë vendimmarrësit ose ekzekutuesit e atyre vendimmarrësve në qeveri”.

Ai paralajmëroi se sanksionet që synojnë presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov janë “si të mos bësh pothuajse asgjë – sepse asgjë, mendoj, nuk është në emrat e tyre…Nuk mund t’i gjesh asetet e tyre. Është e gjitha [me] njerëz të tjerë”.

Të martën, Kozyrev shkroi në Twitter duke u bërë thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqje nga postet e tyre në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës.

Kozyrev ishte ministri i parë i jashtëm i Rusisë nën presidencën e Boris Jelcinit pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!