Një milion refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi.
“Në vetëm shtatë ditë ne kemi qenë dëshmitarë të eksodit të mbi 1 milion refugjatësh nga Ukraina në vendet fqinje”, tha Grandi.
“Për shumë miliona të tjerë, brenda Ukrainës, është koha që armët të heshtin, në mënyrë që të sigurohet ndihma humanitare shpëtimtare”, shtoi ai.
Ky është eksodi më i shpejtë i refugjatëve në shekullin 21, sipas Kombeve të Bashkuara.