Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniImami i Shipkovicës: Rinia po largohet në mërgim, xhemati dita ditës po...

Imami i Shipkovicës: Rinia po largohet në mërgim, xhemati dita ditës po pakohet

Me dimra të gjatë e të ftohtë, përpjetëza që për çdo ditë duhet të kalohen për të blerë bukë, dhe me rrugica që duhet pastruar me ecje. Kjo është jeta e përditshme e banorëve të fshatrave të malësisë së Sharrit. Sigurimi i druve për dimër, por edhe i ushqimeve, po bëhet çdo ditë e më i vështirë, shkaku i krizës ekonomike.

“Me zor jetojmë, çka të bëjmë s`kemi çka të bëjmë. Dimri mban gjatë këtu, ftohtë bën. Sokaqet gjitha pa pastruar vetë i pastrojmë, këtu s`ka asgjë më. Ushqimet i sigurojmë me zor, me një pension që na jep shteti. Gjërat i bajmë në duar, s`kemi si, kush ka kuaj mirë kush nuk ka ç`ashtu i mbart”.

Vitet e fundit këtë gjendje e ka rënduar edhe më tepër migrimi i të rinjve. Sipas imamit të Shipkovicës, shumë familje janë larguar drejt perëndimit duke i lënë në fshat vetëm më të moshuarit.

“Plot familje kanë mbetur vetëm plaku e plaka, nëna e babai, janë lënë. Kthehen ndonjëherë por ja që migrimi e bën të veten dhe vërtetë është shumë vështirë për ata pleq që kanë mbetur vetëm. Nga viti në vit xhemati pakësohet. Më shumë e vërejmë këtë kur vijnë mërgimtarët mbushet xhamia, sa ikin ata mbeten shumë pak xhemat, dhe kjo tregon se një pjesë e madhe e të rinjve kanë leshu vendlindjen”, tha Zendel Xhezairi. Imam në Xhaminë e madhe të Shipkovicës.

Këtë, më së miri e tregon edhe numri i nxënësve në shkollën fillore të vendit, i cili, para ca vitesh ishte rreth 500 nxënës, ndërsa tani, mezi tejkalon njëqind nxënës në gjithë fshatin./Alsat

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!