Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencë për shtyp u shpreh se rritja e pensioneve do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti.
“Po bëhen përgatitjet e fundit për rritje shtesë të pensioneve. Kjo do të thotë se rreth 330 mijë pensionistë do të marrin më shumë të hyra mujore që është e rëndësishme nëse merret parasysh kriza energjetike”, u shpreh Kuzeska.
Sipas saj, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor është stabil dhe mund të rrisë pensionet.
“Sipas të dhënave zyrtare, të hyrat në Fondin Pensional dhe Invalidor në vitin 2021 janë rritur për 1.3 miliardë denarë”, tha Kuzeska.
Ajo shtoi se edhe pse krizë energjetike, ekonomia mbetet stabile de se këtë e dëshmon rritja e pagës mesatare që në nëntor të vitit 2021 ka qenë 29.130 denarë ose për 5.6% më shumë se muajin e njëjtë të vitit të kaluar.