Nga Policia Kufitare për Mbikëqyrje të Kufirit në Liqenin e Ohritd dhe nga Inspektorati Shtetëror për Bujqësi janë zbuluar dhe konfiskuar 8 rrjete peshqish te vendet Lagadin dhe Peshtani.
“Më 17/18 nga ora 19:00 deri në ora 2:00, zyrtarët policorë bashkërisht me insepktoratin në Lagadin dhe Peshtani, në rreth 100 metra nga bredu i liqenit janë gjetur 8 rrjete peshqish me rreth 50 metra”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata shtojnë se po ashtu në “Gradishte” në rreth 100 metra nga bregu i liqenit është gjetur rrjet me gjerësi rreth 50 metrave.
Rrjetet janë konfiskuar nga policia dhe po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.