Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDeputeti nga Struga, Syria Rashidi: Kjo qeveri pasqyrim i dështimeve për 5...

Deputeti nga Struga, Syria Rashidi: Kjo qeveri pasqyrim i dështimeve për 5 vite

Deputeti nga rradhët e ASH-së Syreja Rushiti në seancën e sotme për besimin e Qeverisë deklaroi se po diskutohet për ndërtimin e një qeverie e cila fatkeqësisht bazamentin e ka në themelet e kompremetimit të demokracisë dhe të kidnapimit të përfaqësuesit të popullit, dhe e cila për 5 vite vetëm dështime ka treguar, shkruan Alsat.

“Ja ku jemi sot këtu në ndërtimin e një qeverie e cila fatkeqësisht bazamentin e ka në themelet e kompremetimit të demokracisë dhe të kidnapimit të përfaqësuesit të popullit, të një qeverie e cila na ka dorëzuar një dokument të cilin e quajnë program, por kjo nuk është asgjë tjetër veç se pasqyrim më i mirë i të gjitha dështimeve të qeverisjej suaj këto 5 vite. Besoni se edhe ne si opozitë po të kishim pasur mundësi ti kishim shkruar këto gjëra kaq bukur si i keni bërë ju nuk do ta kishim bërë, si mos të jetë ashtu ku në programin e Qeverisë shoh që do të ndërtohet rruga Shkup-Bllacë, turp, bëjeni njëherë dhe mos e shkruani më se na turpëruat të gjithëve. Edhe kjo do duket do ta ketë fatin e e atij projektit të famshëm të vendkaimit Llojan-Miratoc”, tha Rashidi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments