Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGrubi: Uniformat e reja të Policisë do të jenë në dy gjuhë...

Grubi: Uniformat e reja të Policisë do të jenë në dy gjuhë (VIDEO)

Uniformat e reja të Policisë së Maqedonisë së Veriut do të jenë edhe në shqip, në komunat ku vlen ligji për përdorimin e gjuhëve. Këtë premtim e ka bërë zv.kryeministri i Parë, Artan Grubi, pasi u pyet nga gazetarët përse po zvarritet zbatimi i dygjuhësisë në uniformat e Policisë, shkruan gazeta LAJM.

“E kam diskutuar këtë çështje me ministrin e punëve të Brendshme dhe më ka siguruar që nuk ka asnjë problem për ta respektuar ligjin për përdorimin e gjuhëve. Filluam me Policinë Pyjore, atje tashmë i ndryshuam uniformat dhe në pjesën Veri-Perëndimore të shtetit, policët i kanë uniformat në dy gjuhë e gjuhë, e njëjta do të ndodh edhe me uniformat e policisë në komunat ku vlen ligji për përdorimin e gjuhëve”, tha Grubi.

Gazetari: Ministri asnjëherë s’ka dhënë afat konkret. Uniformat e policisë kufitare kanë ardhur dhe nuk janë në dy gjuhë.

Grubi: Besoj se uniformat ngjitëse e keni fjalën, sepse uniformat nuk kanë ardhur të shtypura. Pjesa e dygjuhësisë në ato ngjitëset që i kanë në uniforma. Vlerësoj që në javët para nesh do e adresojmë këtë çështje në Qeveri.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments