Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Greqinë dhe që u ndje në Maqedoni, qytetarët e Manastirit nga frikat e tërmeteve të njëpasnjëshme kanë dalë jashtë shtëpive, raporton TetovaSot.
Tërmeti ishte prej 5.8 ballëve sipas shkallës Rihter ndërsa dridhjet e fuqishme u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut.
Tërmeti ishte me epiqendër në qytetin grek Florina, që gjendet në afërsi të Maqedonisë së Veriut, respektivisht në afërsi të Manastirit./TS