Historiani Paskal Milo zbuloi një fakt interesant në lidhje me vizitën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Tiranë.
Milo tha se data 17 janar e vizitës së Erdogan në Shqipëri përkon me ditën e vdekjes së prijësit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, që udhëhoqi luftën kundër Perandorisë Osmane.
“Vizita e Erdogan në Shqipëri vjen në ditën që ka vdekur Skëndërbeu. Nuk e di nëse kjo ka një lidhje, apo është rastësi.”, u shpreh Milo për MCN Tv.
Lidhur me shtrirjen aktiviteteve e turke në Shqipëri, Milo tha se Turqia është një fuqi rajonale dhe për të është e rëndësishme që të ushtrojë aktivitetin e saj në Ballkanin Perëndimor, por duke qëndruar Brenda marrëveshjeve me NATO dhe SHBA.