Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.561 testime për coronavirus, ndërsa 242 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 173, Prilep – 12, Manastir – 10, Kavadar – 9, Kumanovë – 6, Gjevgjeli – 5, Veles – 4, Tetovë, Gostivar, Ohër, Strumicë dhe Strugë – nga 3, Koçani dhe Dellçeva – nga 2, Kërçovë, Kriva Pallanka, Dibra dhe Vallandova – nga 1.
Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.