E rëndë: Humb jetën një person si pasojë e zjarrit që kaploi objektin

0
16

Një person ka vdekur pasi zjarri ka kapluar hapësirat ndihmëse në fshatin Dobrushevë të Manastirit.

“Gjatë mbrëmjes në hapësirat ndihmëse ka shpërthyer zjarr në të cilin ka vdekur A.M.(94). Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Trupi i 94-vjeçarit është dërguar për obduksion.