Dje rreth orës 21:00 në fshatin Matkë të Shkupit ka ndodhur një tragjedi me pasoja fatale. Sipas informacioneve jozyrtare një gjuetar ka qëlluar një banor të fshatit rreth moshës 40 vjeçare në afërsi të hyrjes së fshatit, njofton Derveni.info.
Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe prokurori kujdestar me ekipin e tij.