Asan Asani, një pronar i një pike kontrolli teknike të automjeteve, ka treguar me himtësi për televizioni Alsat të gjithë procedurën sesi duhet të kalojë një autobus kontrollin teknik. Asani tha se të gjitha mjetet që përdoren për transport personash, ndryshe nga automjetet e tjera, duhet të paraqiten çdo 6 muaj dhe jo një herë në vit. Por, ai nuk pranoi të komentojë për autobusin në fjalë sesi mund të ketë marrë zjarr, sepse këto gjera nuk analizohen në një pikë kontrolli.
Automjete që përdoren për kontroll teknik, përveç kontrolleve të rregullta një herë në vit, duhet të paraqiten çdo 6 muaj për kontroll më të himtësishëm. Sa i përket autobusëve, pikë së pari, kontrollorët bëjnë identifikimin e mjeteve, pastaj aspekti vizual dhe më e rëndësishme numri i ulëseve të mjetit, pasi pronarët e kompanive manipulojnë me ulëset. Mjeti futet në linjën për kontroll, ku pik së pari fillojnë me rrotat, sistemi i frenimit, më pas kalohet në pjesën e përparme ku është me rëndësi të kontrollohet stabiliteti i automjetit. Pikat e kontrollit janë të licensuara për funksionimin e mjetit, por jo për pjesën e marrjes flakë të një automjeti- tha Asani.