Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, edhe një herë apelon që policia të gjejë deputetin Kastriot Rexhepi. Ai tha se nuk i beson videos së Kastriot Rexhepit, dhe se ajo video është bërë nën presion. Sipas tij, situata është shumë serioze dhe se policia duhet të ndërhyjë sa më parë për ta gjetur atë.
“Tani edhe nëse vjen qëndrimin e tij personal, kjo më nuk është valide, për mua është me rëndësi ai të jetë gjallë dhe shëndosh dhe familja e tij, pastaj organet e rendit duhet të tregojnë se ku ka qenë”, pohoi Bilall Kasami.