Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZiadin Sela: Në fillim shumicë të re parlamentare, pastaj zgjedhje të parakohshme

Ziadin Sela: Në fillim shumicë të re parlamentare, pastaj zgjedhje të parakohshme

Aleanca për Shqiptarët mbështet opsionin e formimin e një Qeverie të re përmes votimit të saj nga një shumicë e re parlamentare e cila do të ishte e formuar nga shumica aktuale. Sipas tyre, kjo do të shmangte organizimin e një procesi të ardhshëm zgjedhor duke qenë BDI-ja në pushtet. Qëndrimet e partisë së tij i bëri të ditura kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në emisionin “Rruga drejt” i cili do të transmetohet sonte në Alsat në ora 21.45.

“Ajo që dje e tha Mickoski ishte një kthim për nevoja politike të VMRO-së, si i shohin ata zhvillimet politike. Ndërkohë përcaktimi ynë është ky. Ka të bëjë më tepër me lirinë e njerëzve. Zgjedhje të parakohshme parlamentare po, por kësaj duhet t’i paraprijë një qeveri e përkohshme, një shumicë e re, e cila brenda një viti do të organizonte zgjedhje të parakohshme por duke ja marrë mekanizmin pushtet nga duart BDI-së për të organizuar zgjedhje- deklaroi Ziadin Sela.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments