K ryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski tha se kishte probleme të vogla teknike në disa vendvotime anembanë vendit.
“Kemi informacione se në disa komuna disa vendvotime nuk janë hapur me kohë. Në parim, disa çështje teknike u zgjidhën. Në Shkup disa vende, një në Kisella Vodë, një vend në Karposh, dy vende në Saraj dhe në Qendër. Ndërsa në Maqedoni ka pasur 3 vende në Zletovë, Makedonski Brod, Labunishtë, kryesisht për arsye teknike. “Arsyeja kryesore ka qenë se kartat e memories nuk kanë punuar, kështu që janë ndërruar, në disa vende kanë qenë softuer”, tha Dashtevski.