Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArrestohen dy persona nga policia, kapen duke blerë vota

Arrestohen dy persona nga policia, kapen duke blerë vota

Dy persona nga Shkupi janë arrestuar të shtunën pasi kanë dhënë para në këmbim të votës në lagjen Dame Gruev në Shkup, njoftoi policia. Sipas MPB-së, sot rreth orës 14, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar G. Z. (59) dhe A.S. (63) nga Shkupi i cili në vendbanimin e Shkupit Dame Gruev ka dhënë para në këmbim të votimit në zgjedhjet lokale, përkatësisht ka kryer vepër penale nga neni 162 i Kodit Penal “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”.
Policia informoi se personave të cilëve iu dhanë para për votim I janë marrë kopje të letërnjoftimeve dhe iu gjetën para dhe sende të tjera. “Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, tha MPB.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments