Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGashi thirrje kundërshtarëve: Ulni shpatat,o Ali Ahmeti hajdeni të bëhemi bashkë dhe...

Gashi thirrje kundërshtarëve: Ulni shpatat,o Ali Ahmeti hajdeni të bëhemi bashkë dhe të ndalim ikjen e rinisë tonë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nga Bogovina tha se më 17 tetor do të shënohet fitorja e madhe dhe do të vazhdohet rruga e suksesit të cilën e ka trasuar me punën e tj, Albon Xhemaili. Gashi tha se nga Bogovina po dërgon mesazhe deri tek oponentët që të mos merren me fjalorë denigrues. “Për 20 vite në vend se të mirren me punë të mira, në vend se t;i shërbejnë qytetarët t’ua kthejnë borxhin për votat që ia kanë dhënë, ata me asgjë nuk merren përpos të na shajnë neve. Është e kuptueshme deri diku në gjithë kontekstet politike, që opozita ta shajë dhe kritijkojë pozitën, por vetëm tek ne pozita, BDI-ja merret me opozitën, e ne merremi me punët e tona. Është koha e fundit ta ndërpremë këtë mënyrë të komunikimit por edhe mënyrë e adresimit të problemeve që e bëjnë ndaj qytetarëve”, tha Gashi. Ai tha se dëshiron nga Bogovoina t’i sfidojë dhe të dërgoj porosi që nëse dëshirojnë të bëjnë mirë dhe t’i shërbejnë shqiptarëve atëherë duhet të futen në një garë pozitive politike. “Në Maqedoninë e Veriut ku beteja zhvillohet në kampe etnike, ku shqiptarët nuk e kanë përmbyllur realizimin e tyre juridiko kushtetues, nuk e kanë realizuar vetveten si komb duke i realizuar të drejtat e tyre. Nuk është koha të shahen. Unë sonte shtrijë dorën e bashkëpunimit. Ejani të bëhemi bashkë për punë të mira apo hajdeni garojmë për punë të mira. Atë që e ka bërë Alboni, Iseni, Taravari, nëse mund t’ua kaloni aq më mirë për qytetarët tanë”, tha Gashi. Afrim Gashi tha se duhet t’i ulim shpatat, se nuk kanë koka për të therur. “Ne jemi gjithë vëllezër e motra, ne ua duam të mirën shqiptarëve, hajdeni të bëhemi bashkë dhe të garojmë për të mirën e shqiptarëve e jo të fyhemi dhe të shahemi mes vete. O Ali AHmeti hajdeni të bëhemi bashkë dhe të ndalim ikjen e rinisë tonë. Ky është akti patriotik më i madh që mund ta bëjmë”, deklaroi Gashi.

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!