Si duket, BDI-së i nuk i mjafton presioni ndaj administratorëve dhe arsmitarëve e profesorëve duke i kërcënuar e shantazhuar ato që të marrin pjesë në tubimet e tyre parazgjedhore në fushatë, ky subjekt politik nuk po i kursen as fëmijët duke i përdorur dhe keqpërdorur ata në kampanjat e tyre parazgjedhore, duke i shkelur rëndë të drejtat e fëmijëve.
In article [1]
Ky fenomen po përsëritet shpeshherë në tubimet e BDI-së. Rasti i fundit ishte ai i keqpërdorimit të fëmijëve nga kandidatja për Kryetare të Komunës së Tetovë nga rradhët e BDI-së, znj. Teuta Arifi , e cila kishte publikuar foto në profilin e saj zyrtar me fëmijët e Klubit të Boksit “Shkëndija NoLimit” duke tentuar që të fitojë pikë politike. Ky gjest i shëmtuar i Teuta Arifit duke u fotografuar me fëmijë në mes të kampanjës na kujton edhe më shumë së Kryetarja në ikje nuk ka bërë asgjë për femijet e Tetovës, duke i lënë ata pa asnje park për fëmijë, pa kënd lojrash për ta, pa aktivitete sportive dhe pa sy e faqe shkon e fotografohet me fëmijë në kohë fushate.
Tubimet e BDI-se dhe hapjet e shtabeve të kësaj partie po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme përshkak rafalleve dhe krismave të armëve, andaj kjo përbën një rrezik edhe më shumë për fëmijët dhe të tjerët që mund të ndodhen në ndonjë shtab të BDI-së, si ai në Çair apo në Zhelinë.
Kërkojmë nga Misioni i OSBE dhe ODIHR në Maqedoninë e Veriut, që ta evidentojnë këtë shqetësim në raportin e tyre për fushatën parazgjedhore, dhe gjithashtu i bëjme thirrje edhe Ambasadës së parë për Fëmijë në Maqedoni “Megjashi”, që të ngrej zërin për shkeljen e të drejtave të fëmijëve, të cilët po keqpërdoren në kampanja parazgjedhore.
ASH-AAA
06.10.2021