Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNuk do të kërkohet vazhdim i afatit të regjistrimit, në plot dyer...

Nuk do të kërkohet vazhdim i afatit të regjistrimit, në plot dyer regjistruesit nuk kanë trokitur ende!

Enti për Statistika nuk do të kërkojë zgjatje të afatit për regjistrimin. Drejtori Apostoll Simovski për TV21 thotë se nuk ka nevojë të zgjatet afati i regjistrimit, ndërsa është i sigurt se i gjithë procesi do të kompletohet në kohë.

“Enti Shtetëror për Statistika nuk ka kërkuar të vazhdohet afati i regjistrimit as sot, as dje, e as pardje këto janë dezinformata apo informacione që janë përcjellë në mënyrë të gabuar. Ne nuk kemi kërkuar zgjatje dhe ja kemi edhe një ditë, deri nesër do ta kryejmë tërësisht”, tha Apostoll Simovski – Drejtor i Entit Shtetëror për Statistikë.

Megjithatë një pjesë e qytetarëve po ankohen se regjistruesit nuk kanë shkuar në shtëpitë e tyre.

“Në disa komuna të Shkupit regjistruesit ende nuk i kanë regjistruar disa lagje dhe për këtë shkak qytetarët janë të brengosur mos vallë do të mbesin të paregjistruar”, Arbana Qerimi Klimenta – gazetare TV21.

Simovski thotë se është e kuptueshme se disa do të regjistrohen edhe në ditën e fundit. Shpehet i lumtur që qytetarët kanë reaguar se nuk janë regjistruar.

“Definitivisht organizojmë në të gjitha mënyrat e mundshme. Jetojmë në shekullin 21 dhe këtë mund ta ndjekim se ku ende nuk është kryer regjistrim dhe atje regjistruesit patjetër që do të shkojnë”, shtoi Simovski.

Edhe nga Qeveria konfirmuan se nuk është kërkuar zgjatja e afatit për regjistrimit. Thonë se janë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet që procesi të përfundojë në afatin e caktuar.

“Fjalën e fundit do ta ketë Enti për statistikë. Prej aty thonë se janë duke u bërë kontrolle përfundimtare për lëshime eventuale. Veç më po mbyllen rrethet e regjistrimit në Shkup ku ka më shumë përqendrim të popullsisë. Regjistruesit po i vizitojnë qytetarët të cilët deri më tash nuk janë regjistruar, kjo do vazhdojë deri nesër në orën 20”, potencoi Dushko Arsovski – zëdhënës i Qeverisë.

Përfshirë ditën e sotme deri në orën 7:30 janë regjistruar gjithsej 1.760.194 qytetarë, 546.8080 amvisëri dhe 789.406 banesa. Mundësinë për vetëregjistrim jashtë vendit e shfrytëzuan 201.247 qytetarë nga diaspora./TV21

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!