Thursday, November 6, 2025
Nabizi Gega KFC
Home Maqedoni Ziadin Sela: U dogjën të gjallë 14 njerëz, pushteti të ndal kërcënimet...

Ziadin Sela: U dogjën të gjallë 14 njerëz, pushteti të ndal kërcënimet ndaj familjarëve dhe mjekëve

0
26
-“Ibin Emshiu, i riu që humbi babain dhe vëllaun në zjarr ka denoncuar se po e kërcënojnë që të mos flasë dhe të tregojë të vërtetën për kushtet dhe zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë. Nga ana tjetër disa mjekë kanë denoncuar se u bëhet presion që të nënshkruajnë peticion në mbrojtje të njërit drejtor të spitalit të Tetovës, në stil të njëjtë si tentimi i drejtorëve të klinikave të Shkupit për të shpëtuar Filipçen. Ju bëj thirrje që urgjentisht të ndaloni presionet e këtilla, leni hetuesit të bëjnë detyrën e tyre pa ndërkëmbëza politike. Respektoni viktimat dhe familjet e tyre, si dhe stafin mjekësor që edhe ashtu e keni lënë të punojë në kushte mizore”, ka shkruar mes tjerash Sela.