MSH: Për 24 orë ka 30 viktima nga Covid-19 dhe 577 të infektuar

0
16
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Vazhdojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, ndërsa rastet e reja kanë filluar të stabilizohen prej 3 javësh. Kështu gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5362 testime për COVID dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 577 persona, pjesa më e madhe në Shkup me 265 raste. Ndërsa viktimat kanë qenë 30 duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6 214. Po ashtu janë shëruar edhe 1010 pacientë, 163070 të shëruar që nga fillimi i pandemisë. Rastet aktive me Covid janë 13166.