Pamjet dramatike të zjarrit që shkrumboi spitalin modular të Tetovës janë përhapur sot në rrjetet sociale. Nga pamjet filmike të dala nga një kamerë sigurie shihet pjesa e përparme e spitalit modular, vërehen tre momentet më dramatike, ajo e shkëndijës së parë dhe nisjes së tymit në qoshen e spitalit modular, si duket, në afërsi të derës, dhe largimi i një personi me karrocë invalidësh.
Zjarri në spitalin modular në Tetovë ju mori jetën 14 personave dhe 12 të lënduar. Sipas autoriteteve të Ministrsisë së Shëndetësisë 12 persona kanë qenë pacient ndërsa 2 kanë qenë familjarët të pacientëve që kanë qenë të shtrië në Spital nga Covid 19.
Nga ana tjetër sot qeveria paralajmëroi edhe hetim ndërkombëtar, ku ditëve në vijim pritet të arrijnë ekspert nga Gjermania për të çuar hetimin deri në fund dhe të zbardhet shkaku i zjarrit. /TS/