Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga anëtarët e Rijasetit të BFI, të enjten më 09.09.2021, vizitoi spitalin e Tetovës ku u prit nga Drejtori i Spitalit të Tetovës z. Florin Besimi.
Delegacioni i BFI u njoftua për së afërmi për ngjarjen e kobshme nga Drejtori z. Florin Besimi, dhe bashkërisht vizituan objektin e djegur ku pati edhe shumë viktima.
Në këtë Takim, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në emër të të gjithë myftinjve të BFI dhe në emrin e Bashkësisë Fetarë Islame ofroi mbështetjen e parezervë për Spitalin e Tetovës dhe të gjithë besimtarët e prekur nga kjo tragjedi.
Reisul Ulema gjithashtu e njoftoi Drejtorin e Spitalit për masat që i ka marrë Bashkësia Fetare Islame në lidhje me këtë ngjarje tragjike.
Nga ana e tij, Drejtori i Spitalit të Tetovës z. Florin Besimi e falënderoi Reisul Ulemanë dhe delegacionin e BFI për vizitën dhe përkrahjen e madhe morale në këto momente të vështira.