Venko Filipçe: Nuk jap dhe nuk kam për të dhënë dorëheqje

0
13

Ministri i Shëndetësisë, Venko filpçe në një intervistë për shtyp, e para pas tragjedisë së djeshme në spitalin Covid-19 në Tetovë, tha se gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme është folur për dorëheqjen e tij, por ai konfirmoi se nuk do të jap dorëheqje deri sa të mbarojë hetimi që në vazhdim.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Sot në shumë media kishte thirrje për dorëheqjen time, më lejoni që të them se nga përgjegjësia as kam ikur e as do të ikë, por do të pres që të përfundoj hetimi. Për shkak se edhe në këtë periudhë ka nevojë për menaxhimin e një pjese të krizës, posaçërisht për pacientët e Tetovës, lidhur me atë që ndërlidhet me obduksionin. Dhe pas mbarimit të hetimit do ta sjell këtë vendim nëse do të jap dorëheqje. Është e vështir të përshkruhet me fjalë barra dhe dhimbja që e ndjej, bashkëndjej dhimbjen me familjarët e viktimave, por megjithatë do të pres përfundimin e hetimeve”- tha Filipçe.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5