Dy fëmijë, një i moshës 12 dhe 13 vjeçarë kanë vdekur sot në fshatin Ujz të Komunës së Gjakovës pasi shtëpia ishte përfshirë nga zjarri.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nystret Gjurkaj.
“Rreth orës 09:05 policia Rajonale në Gjakovë ka pranuar njoftim se në fshatin Ujz, KK. Gjakovë një objekt është përfshire nga zjarri. Patrulla policore së bashku me ekipin e zjarrfikësve kane arritur ne vendngjarje. Dyshohet qe brenda objektit që ishte i përfshirë nga zjarri kane mbetur dy persona te mitur, ekipet e Zjarrfikësve janë duke bere përpjekje ta lokalizojnë zjarrin dhe sipas zjarrfikëseve dyshohet se brenda gjinden dy persona të karbonizuar( djegur). Ne vendngjarje janë dalë të gjitha ekipet relevante policore, si dhe Prokurori Kujdestar i Shtetit”, tregon Gjurkaj.