Është shumë normale që të gjithë të dalin në breg të detit kur shohin se ka një peshkaqen afër, por është çmenduri e madhe që t’i kërcesh në kurriz.
Videoja është xhiruar javë më parë në Cohasset të Massachusettsit dhe tregon se si peshkaqeni i dytë më i madh në botë, që ushqehet vetëm me zooplankton, po i kalon grupit të shokëve shumë pranë varkës. Në një moment, njëri prej tyre i hidhet sipër.
Peshkaqeni përpiqet të largohet shpejt, ndërsa njëri prej djemve dëgjohet të thotë: “Shoku, të preku me bisht”.
Komentet e lexuesve në rrjetet sociale ishin më shumë negative.
“Do të doja të kishte qenë një peshkaqen i bardhë. Ose provo t’i hidhesh ndonjë ariu herë tjetër”, shkroi një komentues.