Vazhdojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, ndërsa rastet e reja kanë filluar të stabilizohen prej 2 javësh.
Kështu gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 6425 testime për COVID dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 682 persona, pjesa më e madhe në Shkup me 317 raste.
Ndërsa viktimat kanë qenë 32 duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6 129. Po ashtu janë shëruar edhe 1031 pacientë, 160369të shëruar që nga fillimi i pandemisë. Rastet aktive me Covid janë 14394.