Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMASH: Numri i nxënësve të infektuar është i vogël, shkollat nuk janë...

MASH: Numri i nxënësve të infektuar është i vogël, shkollat nuk janë transmetues të virusit

Shtatë ditë pas fillimit të vitit shkollor, në disa shkolla të vendit janë regjistruar disa nxënës të infektuar me covid-19, që ka çuar në izolimin e nga një klase në Veles, Shtip, Prilep e Ohër. Nxënësit për një javë mësimin do ta ndjekin online. Sipas Ministrisë së Arsimit, numri i nxënësve të infektuar është i vogël apo 0.02 për qind e numrit të përgjithshëm i tyre. Sipas Ministrisë, të gjithë nxënësit janë infektuar jashtë shkollave andaj edhe nuk ka shpërndarje të virusit në mesin e nxënësve.

“Është me rëndësi të theksohet se shkollat nuk janë transmetuese të infeksionit dhe se në çdo rast kur ka një nxënës ose mësues me simptoma të infeksionit, shkollat veprojnë në përputhje me protokollet dhe algoritmet,” thuhet në komunikatën e Ministrisë së Arsimit.

Lidhur me vaksinimin e punonjësve në shkolla, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, shkalla e vaksinimit të mësuesve dhe personelit tjetër ndihmës është rreth 70 për qind e numrit të përgjithshëm të punonjësve të shkollës, dhe është dyfishi i vaksinimit mesatar në nivel shtetëror. Ministria e Arsimit apelon për respektimin e vazhdueshëm të protokolleve shëndetësore dhe sjelljen e përgjegjshme nga të gjithë faktorët, me qëllim që të mos pengohet mësimi me prani fizike, që është në interes të nxënësve, si alternativë e vetme për mbarëvajtjen e procesit arsimor.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!