Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiRamis Merko: Bashkë për fitoren e radhës

Ramis Merko: Bashkë për fitoren e radhës

🌹Bashkë për fitoren e radhës.🌹

Te nderuar qytetar të Komunës së Strugës, të dashur simpatizant të Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega Strugë, deshiroj që t’ju drejtohem me këtë letër të hapur duke falenderuar fillimisht qytetarët e Strugës që për shumë vite më besuan udhëheqjen e Komunës, strukturat e larta të BDI-së në krye me Kryetarin tonë të nderuar z.Ali Ahmeti që më dhanë besimin që të jem kandidat për Kryetar të Komunës së Strugës.

Dua që t’ju a bëj me dije se kontributi i Strukturës partiake, ka qënë dhe do ngelet përkrahja e paçmueshme dhe e padiskutueshme e vlerave , si një organizatë politike që vazhdimisht stimulon vlerat tona kombëtare në vendin tonë. Edhe kësaj radhe të vendosur për progresin ekonomik, social, kulturor, sportiv apo ngjashëm, do jemi të gatshëm për kontributin tonë në përcaktimin e qëllimeve me rëndësi vitale për të gjithë qytetarët në Komunën e Strugës.
Gjithmon ka qënë një sfidë e vërtetë që si Kryetar i Komunës së Strugës të jap më të mirën e mundshme në dobi të zhvillimit ekonomiko-social, por kam qënë i vetëdijshëm se ky rrugëtim është i gjatë dhe mbi të gjitha sepse kemi nevojë që ta ecim bashkërisht.
Jam shumë falenderues edhe Strukturës partiake, që gjithmon secili anëtar i saj ka dhënë një kontributin të pazavendësueshëm me qëllimin e vetëm që qyteti i Strugës me të gjithë fshatërat dhe rrethinën e saj të jetë shembulli më i mirë i zhvillimit dhe progresit në R.e Maqedonisë së Veriut. Ndërsa ne pas 4 vitesh dhe gjatë këtij mandati me bindje tani mund të dëshmojmë dhe të themi se Struga me rrethinë nuk është më e njëjta, ajo ka ndryshuar duke e bërë një qytet bashkëkohor, të zhvilluar, me infrastrukturë moderne, me ofertë turistike, me mundësi të reja punësimi , e pastër dhe e bukur, Ashtu siç i ka hije Strugës sonë të dashur.

Por unë, të dashur qytetar të Strugës, po zotohem edhe njëherë para jush se projektet tona për Strugën tonë dhe rrethinën e saj, nuk do të ndalen këtu, dijeni se na pret edhe një mandat i ri katër vjeçar për të bërë edhe shumë e shumë punë dhe të realizojmë edhe plot projekte të reja, e që Ju dhe mua do na bënin krenar e të themi me kokën lart se “Unë jam nga Struga” dhe “Unë jam Strugan”!

Së bashku do t’ja dalim edhe njëherë, bashkërisht do jemi fryma e progresit, fryma e rritjes ekonomike dhe bashkë do jemi ata që bëjmë që të realizojmë ëndrrat e të rinjëve dhe dëshirat e një gjysheje apo gjyshi për jetë më të mirë si për ta ashtu edhe për nipërit dhe mbesat e tyre.
Kjo sfidë vazhdon edhe pas datës 17 Tetor.
Ne do jemi dhe do qëndrojmë besnik ndaj premtimeve tona dhe ndaj idealeve të popullit tonë këtu e kudo.

Mbetem i paluhatur dhe i pakompromis në qëllimin tim, që gjeneratat e ardhëshme të kenë ideal zhvillimin dhe avansimin ekonomik të qytetit të Strugës.
Po vë në lëvizje të gjitha potencialet dhe mundësitë që Struga të mbetet sinonim i fjalës së bukur dhe bashkëjetesës.

Ne do Vazhdojmë më të fuqishëm se kurrë, drejt të ardhmes së sigurtë dhe fitoreve te radhës.

Ju jam mirënjohës pafundësisht!
Zoti ju bekoftë!

Me respekt,
Ramiz Merko

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!