Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNga aksidenti në rrugën Gostivar-Kërçovë, një i vdekur dhe shtatë të lënduar

Nga aksidenti në rrugën Gostivar-Kërçovë, një i vdekur dhe shtatë të lënduar

Një person ka ndërruar jetë ndërsa shtatë të tjerë janë të lënduar nga një aksident që ndodhi ditën e sotme në rrugën Gostivar-Kërçovë, transmeton Alsat. Sipas informacioneve të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30, ndërkaq janë përfshirë tre automjete, respektivisht ka pasur përplase mes një foristrade të tipit “Mercedes”, një makine të tipit BMW dhe një furgoni. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të varrezave të Novosellës, ndërkaq jetë ka ndërruar një nga personat që po udhëtonte me furgon. Shtatë të lënduarit janë dërguar në Spitalin “Ferid Murat” në Gostivar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments